RESHJE SHIU DHE DËBORE, NGA E MARTA TEMPERATURA NËN ZERON

Metereologët paralajmërojnë se jemi në prag të periudhës me mot më të ftohtë dhe dimrit të vërtetë. Sipas tyre vazhdon të zbresë masa e ftohtë ajrore nga arktiku drejt Maqedonisë së Veriut.

Në natën nga e hëna në të martën, reshje dëbore me intensitet të dobët do të ketë nëpër shumë vende, kurse nëpër disa qytete pritet të formohet shtresë e re dëbore.

Në viset malore dhe në qendrat e skijimit pritet të formohet shtresë më e madhe dëbore deri në 20 centimetra.

Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të reshjeve të borës. Pamjet që po I shihni janë nga Resnja. Atje Krishtlindjet shoqërohen me reshje dëbore.

Nga e mërkura pason periudha e motit të ftohtë, kurse gjatë mëngjesit temperaturat do të zbresin deri në minus 10 gradë. Gjatë ditës gjithashtu do të mbretërojë mot I ftohtë me temperatura rreth zeros. Gjithë kjo do të përcillet me erë të veriut që kohës pas kohe do të përforcohet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume