gDje u zgjodh kryeministri i parë shqiptar. Talat Xhaferi do të ngelet si kryeministri historik në Maqedonine e Veriut. Lajmi për kryeministrin e parë shaiptar mori jehonë edhe në mediat rajonale si ne Shqipëri e Kosovë.
Por çka do të ngelet në mendje te shqiptarët?

Dje në një ngjarje historike do të mbahen mend se disa shqiptar nuk votuan kryeministrin shqiptar.

Opozita Shqiptare e përbërë nga Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi do te mbahen mend si lideret që nuk votuan një shqiptar në një post më të lartë në në Maqedoninë e Veriut.

Gazetari i TS, Nevrij Ademi ka intervistuar disa qytetarë në lidhje me mosvotimin e opozitës shqiptare kryeministrin e parë shqiptar. Qytetarët mendojnë se kjo është një turp dhe tradhëti, pasi mos e votosh një shqqiptar është pastër tradhëti. Sipas tyre shqiptarët duhet të jenë të bashkuar e jo të përçarë.

Ndryshe për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në RMV, kanë uruar të gjithë liderët shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova, si presidenti Begaj e presidentja Osmani, Kryeministri Rama e Kurti, Sali Berisha e Ilir Meta dhe të gjithë liderët e partive politike./TS/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com