“Ne po i rrënojmë monopolet etnike në vend”, thotë ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.
I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Osmani, thotë se narrativi, titulli i fushatës së BDI-së ka qenë koha për kryeministrin e parë shqiptar.
“Të gjithë ishin skeptikë, askush nuk e besonte, mendonin se ishte truk elektoral, pastaj marrëveshja për formimin e Qeverisë, një prej pikave ishte edhe kryeministri i parë shqiptar. Edhe nëse ka pasur ekzaltime të tepruara që janë të natyrshme, nuk është punë e lehtë që të jesh kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e të mos ekzaltohesh. Çdo familje është ndier zot në shtëpinë e vet”, shtoi ai.