Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se të dy shtetet kanë një vizion të përbashkët për integrimin në Bashkimin Evropian (BE).

Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës, është thënë se nga të dyja palët u konfirmua përkushtimi për vazhdimin e raporteve dhe bashkëpunimit.

“Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

“Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidencës.

Osmani, tutje ka shprehur mirënjohje ndaj Pendarovskit për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume