Dje (04-janar) nga ora 08:00 deri në orën 12:00 në zonën e SPB- Tetovë është kryer aksion-kontrollues ndaj automjeteve ngarkuese të mallrave, në të cilën janë konstatuar dhe sanksionuar 4 vetura (TE-3 dhe GV-1) me parregullsi në frena dhe 4 (TE) në të cilat u zbulua mbingarkesë. Tetë automjetet menjëherë janë përjashtuar nga qarkullimi dhe janë përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj për drejtuesit e mjeteve. Krahas këtyre janë sanksionuar edhe 5 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-3 dhe GV-2). SPB-Tetovë përsërit apelin deri tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që me kohë të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjeteve që drejtojnë, veçanërisht atyre që marrin pjesë në transportin publik të udhëtarëve.TS
Mgid