Sot ka nisur procesi mësimorë në gjysëmvjetorin e dytë në gjithë shkollat e vendit por jo të gjitha këto institucione i kanë kushtet për një fillim normal të mësimit informon Tetovasot
Një ndër këta shkolla është edhe
“Hasan Prishtina” në Komunën e Çairit që sërish ka filluar gjysëmvjetorin e pa nxemje qendrore.
Në këto temperatura ekstreme nga i ftohti që po mbretërojnë ditëve të fundit,janë nxënësit në këtë institucion shkollorë që i ndjenë pasojat.
Fëmijët atje detyrohen të humbin mesimin shkaku i mos seriozitetit dhe keqmenaxhimit nga ana e Komunes së Çairit.
Nga ana e Komunës ende nuk kanë dhënë informacione për rastin.
Ndryshe pas pushimit dimëror, nxënësit janë kthyer sot në shkollë për të vazhduar mësimin e gjysmë-vjetorit të dytë të vitit 2023/2024.
Të përkujtojmë se nxënësit , do të kenë një tjetër pushim pranveror, nga data 29 prill deri më 6 maj 2024, që është një risi për këtë vit shkollor.
E re është gjithashtu që nxënësit në shkollat fillore do të mësojnë deri më 17 qershor, për të përmbushur numrin e caktuar të ditëve të punës (180) sipas kalendarit për organizimin e mësimit.
Për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor në vend të 17 qershorit.Tetovasot