Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Mësohet se një automjet tip “Golf 5” ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Më pas, ka përlpasur katër djem të rinj që ishin në cep të rrugës. Tre prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume