Ish ambasadorët Zoran Dabiq dhe Risto Nikovski, të njohur në publik për qëndrime albanofobe dhe tendencioze kundër kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore kësaj here kanë drejtuar gishtin ka kryediplomati i vendit Bujar Osmanit, me akuza se ka dërguar ambasador ish pjesëtar të UCK-së dhe kuadër të BDI-së.

Në pyetjen gazetareske se si është e mundur që Rexhep Demirin, ish ushtar i UCK-së, është ambasador në Zvicërr, ish ambasadori Nikovski me përgjigje.

“Përzgjedhja e ambasadorëve ka kohë që po bëhet ndërmjet partive, me çka është delegjitimuar shteti, dhe kjo tash kur BDI-ja ka pushtetin e plotë në shtet, është normale që anëtarët e saj, simpatizantët e saj të dërgohen si ambasadorë nëpër botë”.

Fakti që shumë shqiptarë janë avancuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sipas ish ambasadorit dhe sindikalistit Dabiq, nuk janë meritore dhe se kriteret partiake janë vendimtare.

Nga ana tjetër, Bujar Osmani në paraqitjet e fundit televizive ka deklaruar se me avancimin e shqiptarëve në pozita të rëndësishme shtetërore po thyet akulli, maja e ajsbergut, që është bërë vite me radhë, dhe se kjo çështje po ju pengon atyre që përgjatë këtyre viteve kanë krijuar monopol etnik. Sipas Bujar Osmani, me avancimin e pozitës së shqiptarëve, tanimë edhe me kryeministrin shqiptar po arrihet barazia në vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume