Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, sot ka folur në lidhje me ngjarjet e fundit në Aleancën për Shiptarët. Kovaçevski tha se është i shqetësuar për informacionet për plumbin e gjetur në oborrin e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe shtoi se nëse është e vërtetë, MPB-ja duhet të ndërhyjë në këtë rast, ashtu siç ndërhyri në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj drejtorit të një institucioni qeveritar.

“Sigurisht që jam i shqetësuar për këtë. Më njoftuan se MPB tashmë ka ndërhyrë në pjesën e përleshjes së djeshme në Tetovë, ku drejtori i një institucioni qeveritar është sulmuar nga një person i identifikuar me emër dhe mbiemër. Unë besoj se MPB duhet ta përfundojë. E nëse kjo informatë që sapo ndatë është e saktë, atëherë duhet të ndërhyhet në mënyrë të rreptë në të njëjtën mënyrë”, tha Kovaçevski.
I pyetur nëse pas turbulencave në Aleancën për Shqiptarët këtë fundjavë, ai mendon se kjo parti është më afër apo më larg “Frontit Evropian”, Kovaçevski u përgjigj se secila parti politike vendos brenda organeve të veta se si do të pozicionohet politikisht.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume