Sot në një atmosferë fantastike, në fshatin Cërnilishtë, Komuna e Dollnenit, së bashku me shumë bashkëmendimtarë e aktivistë, për koordinator të Lëvizjes Demokratike caktuam Abdulla Bajramoskin, ish-kryetarin e kësaj komune dhe njëherit themelues i BDI-së. Këtë e ka informuar vet kreu i LD-së Izet Mexhiti gjatë qëndrimit të tij në Cërnilishtë, Komuna e Dollnenit.

“Dua të potencoj që përveç koordinatorit në nivel të degës, u etabluan edhe strukturat në të gjitha vendbanimet shqiptare në këtë komunë, strukturë kjo me shumë përvojë politike!NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka thënë Mexhiti.