Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Azir Aliu, nuk ka kaluar mirë nga komentet e shumta drejtuar atij nga ana e njerëzve të ndryshëm informon Tetovasot.
Pas fjalimit të mbrëmshëm në Kumanovë, ish ministri i Arben Taravarit, Azir Aliu i cili ka qenë këshilltar i Nikolla Gruveskit dhe asnjëherë anëtarë i ASH-së është masakruar me komente negative në rrjetet sociale.
Kumanovarët ia përkujtojnë Aliut kur ka qenë këshilltar i Nikolla Gruveskit madje disa e quajnë edhe “kopil” i VMRO-së.
Ndryshe mbrëmë Arben Taravari mbajti takim me kuvendin e ASH-së siç shprehet ai dhe Kuvendi e mbështet për vendimin që ka marrë për tiu bashkuar Opozitës Shqiptare.
Nga ana tjetër nesër pritet që Ziadin Sela të mbaj Kuvendin dhe të shkarkojë Arben Taravarin nga kryetari i partisë.Tetovasot
https://www.facebook.com/share/v/geME3ah7XWnCES4Y/?mibextid=oFDknk