Me 300.000 denarë do të pasurohet fondi i bibliotekës “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, mjete të miratuara përmes programit vjetor të Ministrisë së Kulturës.

Drejtoresha e Qendrës së Kulturës “Vëllezërit Milladinovci”, Nikolina Velkoska-Gligoroska, nën kompetencën e së cilës është edhe biblioteka, informon se nga 150.000 denarë janë miratuar për libra në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

“Duke vlerësuar kërkesat e lexuesve në bibliotekën e Strugës si institucion, librat e bibliotekës në gjuhën maqedonase dhe shqipe në vazhdimësi sigurohen me mjete financiare nga Ministria e Kulturës. Prezantohen botime leximore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe janë blerë romane, literaturë profesionale si dhe vepra të autorëve vendas”, tha Velkoska-Gligoroska për MIA.

Biblioteka, sipas saj, ka nga 600 deri në 700 anëtarë në vit nga të gjitha moshat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume