Moti sot në vend do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme, posaçërisht në pjesët jugore që do të kenë karakter të vrullshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit, kohë pas kohe, erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 3 deri 5, ndërsa maksimalja prej 10 deri 16 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me reshje të kohëpaskohshme të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat minimale do të zbresin deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.