Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur në “Pressing” të T7 se Pal Lekaj nuk e ka marrë asnjë cent nga 53 milionshi.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

Dënimi, i shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar, ka të bëjë me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Por Haradinaj ka thënë se Kosova e ka kontraktuar kopaninë “Bechtel&Enka” para se ai të vinte në pushtet, më pas Haradinaj thotë se Kosova i kishte para borxh për autostradën.

Ai beson se është një keqkuptim i gjykatës dhe shkalla tjetër e gjyqësisë do ta sqarojë këtë.

“Unë besoj që është një keqkuptim, është keqkuptu çështja e të vërtetës dhe shpresoj që shkalla tjetër e sqaron. Tash iu sqaroj marrëdhënia e Kosovës me “Bechtel&Enka”, një operator që ka qenë i kontraktun para ardhjes sime në pushtet që Kosova ia kishte paret broxh me ndërtu rrugën për Shkup, nuk ka mundur me u ndryshu kjo marrëdhënie. Psh Lekaj nuk ka marrë asnjë cent për vete”, ka thënë Haradinaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume