Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka mbajtur sot në mbrëmje një tubim nga qyteti i Gostivarit, ku tha se tani më shumë se kurrë ai është i bindur për rrugën që kanë zgjedhur, atë të bashkimit me opozitën shqiptare. Sipas tij, këtë ai e ka konstatuar në takim me të gjitha degët e partisë, duke folur në mbledhjen e Kryesisë së ASH-së para një muaji, por mbi të gjitha edhe me qytetarët që duan ndryshimin.

Unë e dija se zëri i popullit është për bashkëpunim me opozitën, duke folur me kryetarët e degëve, duke folur në mbledhjen e Kryesisë para një muaji, por tash kur e shoh përkrahjen e popullatës, jam i sigurtë se ne duhet ta vazhdojmë këtë rrugë dhe sa më shpejtë ta sjellim ndryshimin te shqiptarët. E di se tani do të ketë mënyra që të më deskrititojnë si njeri, por gëzohem se popullin e kam me vete. Më së shumti që iu duhet tani shqiptarëve, është të sjelim ndryshime te ata dhe besoj se më 8 maj do të festojmë së bashku. 70 për qind të kuvendarëve janë përgjigjur pozitivisht kërkesës time për bashkëpunim me opozitën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume