Toshkovski: Është turp pasaporta me emrin e vjetër të vlejë në disa vende, por jo edhe tek ne, deputetët ta ndryshojnë edhe Ligjin për dokumentet e udhëtimit

Pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër përdoret në Gjermani, Zvicër, Shqipëri, Kosovë dhe është turp që nuk vlen edhe në vend për shkak të rregullës së vlefshme ligjore. Zgjidhje për atë janë deputetët, siç e ndryshuan Ligjin për siguri në komunikacion, ashtu ta ndryshojnë edhe Ligjin për dokumentet e udhëtimit dhe ta zgjidhin tashmë problemin e qytetarëve, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Është turp Maqedonia t’i robërojë qytetarët në territorin në të cilin jemi dhe me atë rast, nëse provojnë të dalin nga Maqedonia, ne nuk i lëshojmë, për shkak se Ligji është i tillë, ndërkaq lirshëm mund të lëvizin me pasaportë të Maqedonisë me emrin e vjetër në suaza të Gjermanisë, Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës. Është e dukshme se MPB po ndërmerr maksimumin në kuadër të mundësive të cilat i ka në këtë pjesë, por do të doja ta përsëris zgjidhjen e halleve të qytetarëve, ndërkaq që ajo zgjidhje është 61 deputetë ta meritojnë rrogën dhe ta shtypin atë buton, siç e ndryshuan Ligjin për siguri në komunikacion, ashtu ta ndryshojnë edhe Ligjin për dokumentet e udhëtimit, dhe ta zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e qytetarëve”, tha Toshkovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë shënimit të Ditës së Departamentit për mbrojtje të personaliteteve dhe objekteve të caktuara, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Македонскиот пасош со старото име се употребува во Германија, Швајцарија, Албанија, Косово срамота е што не важи и во земјава заради важечкиот законски пропис. Решение за тоа е пратениците ка
Ai u bëri thirrje deputetëve në Kuvend të veprojnë rreth atij propozim ligji i cili, siç tha, e parashtrova ditën e njejtë me Ligjin për patentat e shoferëve.
Konfirmoi se tashmë kanë arritur 20.000 formularë me emrin e ri të shtetit.
“Nuk dëshiroj të hapë tema në opinion ku nuk kam informata të sakta, por përafërsisht diku nga muaji i tetë ka pasur marrëveshje në pajtim të së cilës, përfundimisht me 18 shkurtin në Maqedoni do të duhej të kishin arritur 400.000 formularë. Ajo marrëveshje me akt të caktuar është zëvendësuar dhe me atë rast, përfundimisht me 18 shkurtin, në pajtim me atë marrëvehsje është ndërmarrë obligimi diku përfaërsisht në muajin dhjetor për 22.000 formularë. Akoma nuk e kam të konfirmuar me dëshmi adekuate, përse është bërë ashtu. Por do të hulumtojmë”, theksoi Toshkovski.
Edhe zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev e konfirmoi numrin prej 20.000 formularëve të arritur të rinj.
“Siç tha ministri, kanë arritur 20 mijë formularë dhe në të ardhmen do të arrijnë edhe të tjera për qytetarët. Kur qytetarët do t’i marrin dokumentet e gatshme paralajmëroi ministri se do t’i njoftojë me SMS porosi”, deklaroi Bojmacaliev.
Për veglën përmes të cilës qytetarët do të mund të kontrollojnë se kur janë gati dokumentet, tha se nuk e ka paralajmëruar ai por ministri.
“Në të kaluarën, në vitet 2021 dhe 2022, nëse në dhjetor dhe janar kishim kërkesë për fotografim për dokumente nga 20 deri 40 mijë qytetarë, në dhjetor 2023 dhe prej fillimit të janarit kemi mbi 170 mijë njerëz të cilët kanë kërkuar dhe janë shërbyer nga ana e MPB-së për t’u fotografuar, qoftë për letërnjoftim, pasaportë apo patent shofer”, theksoi Bojmacaliev.