Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sonte në emisionin “10 minuta” në TV21 theksoi se letërnjoftimet do të jenë të vlefshme deri në afatin e tyre të rregullt. Sipas tij, ato vlejnë pavarësisht nëse e kanë emrin e ri të vendit apo atë të vjetër.

“Çdo pensionist që dëshiron të tërheqë pensionin me letërnjoftim të vlefshëm, pavarësisht nëse mban emrin e ri apo të vjetër, kushdo që dëshiron të identifikohet në një institucion të caktuar, do të mund ta bëjë këtë në bazë të letërnjoftimit , pavarësisht nëse e ka emrin e vjetër apo të ri nëse është i vlefshëm”, thotë Toshkovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume