Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela është kandidat i vetëm për kryetar të partisë mëson portali TS. Sot në Kuvendin e 4 të jashtzakonshëm të ASH-së, Sela do të bëhet kryetar i partisë edhe pse nga ana tjetër është Arben Taravari.

Në kuvendin e ASh-së së Taravarit, Sela është shkarkuar nga kryetari i Kuvendit, ndërsa në mblëedhjen e fundit të krysisë është shkarkuar Arben Taravari nga kreu i ASH-së.

Pavarësisht se çka do të ndodh më tej dihet se ASH-ja është ndarë në dy pjesë dhe njëra pjesë pritet të garoj e vetme në zgjedhje ndrësa Arben Taravari do të vazhdoj rrugën e tij me opozitën shqiptare duke u bërë VLEN.