Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët lindore erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 14 gradë.Sipas DPHM-së, vazhdon periudha e motit stabil dhe të thatë me rritje të temperaturave të cilat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.