Kryeministri Talat Xhaferi sot ka takuar ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Angel Angellov, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Në takim, theksojnë nga atje, është konstatuar se mundësia e një takimi të dyfishtë brenda një jave – dypalëshi i sotëm, pas takimit të përbashkët të së hënës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, tregon vullnetin e të dyja palëve për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, siç u ka hije vendeve me orientim evropian.

“U bisedua për çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, për bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit në kontekstin rajonal dhe më të gjerë evropian. Dhe në atë drejtim, u potencua rëndësia e potencimit të shembujve pozitivë dhe narrativëve pozitivë nga të dyja vendet, gjë që shkon në favor të forcimit të besimit të ndërsjellë, si interes i qytetarëve dhe kontribut në sjelljen evropiane të rajonit.

Kryeministri Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar fuqishëm për dialogun ndërmjet shteteve, i cili çon në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për dinjitetin, dhe shprehu pritshmërinë që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kenë mundësinë që brenda disa viteve të bashkëpunojnë me sukses edhe në Bashkimin Evropian, siç e bëjnë tani brenda kornizave të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Nga atje shtojnë se në takim të dyja palët ri konfirmuan vullnetin politik për zbatimin e marrëdhënieve të ndërmarra reciprokisht me marrëveshje, dhe në këtë kontekst, Xhaferi e ri konfirmoi edhe përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese në drejtim të vazhdimit të rrugës së integrimit evropian të vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume