Kryeministri Talat Xhaferi ka marrë pjesë në samitin e organizuar në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferi ka thënë se plani i rritjes është mekanizmi shumë ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit tonë eurointegrues.

Xhaferi beson se plani i rritjes potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian.

“Në Samitin në Tiranë theksova se jo vetëm që konsiderojmë se Plani i rritjes është mekanizmi shumë ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit tonë eurointegrues, por gjithashtu besojmë se ai potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Xhaferi.