Dje (20-mars) në orën 17:30 në SPB-Tetovë është raportua se autorë të panjohur në kupolën e kishës ,,Shën Atanasij” në kompleksin e manastirit të Kalasë së Tetovës, kanë vendosur një flamur kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe në një shtyllë metalike në hyrje të Kalasë ishte vendosur një flamur me mbishkrimin UCK. Menjëherë pas raportimit, në vendin e raportuar është dërguar një ekip i SPB Tetovë. Është kryer inspektim i plotë dhe janë ndërmarrë masat për zbardhje të plotë dhe dokumentim të rastit. TS