Të paktën 32 mijë e 333 palestinezë janë vrarë dhe 74 mijë e 694 janë plagosur nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Reuters raporton se ministria e udhëhequr nga Hamas tha se janë vrarë 107 palestinezë dhe 176 janë plagosur në 24 orët e fundit, transmeton Klankosova.tv.
Pjesa më e madhe e popullsisë së territorit prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur që kur Izraeli filloi bombardimet e vazhdueshme ajrore dhe ofensivën tokësore, dhe agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se një zi mbi ushqimin në Gaza është e afërt, ku vetëm sasi të kufizuara ndihme humanitare lejohen të kalojnë në territor.