Në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, sot rreth orës 5, nëpunës policorë kanë arrestuar një shkupjan, i cili ka transportuar pesë migrantë nga Siria.

Në aksionin, siç informojnë nga MPB, kanë marrë pjesë nëpunës policorë nga QRÇK “Jug” – SP për KK dhe MK Bogorodicë dhe të SP për MK Mihajllovë.

“M.A. nga Shkupi nuk është ndaluar në shenjën e dhënë për ndalim nga ana e nëpunësve policorë, por pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, automjeti i tipi ‘pezho’ është ndaluar, kurse M.A. është privuar nga liria”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.A. deri te prokuroria kompetente do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume