Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (19-mars) rreth orës 11.00 kanë arrestuar 40-vjeçarin E.O. nga Raveni i Gostivarit, i cili më parë ishte raportuar nga 57-vjeçari Gj.J. se në rrugën ,,Majori Çede Filipovski” në Gostivar e ka sulmuar fizikisht. Sipas raportit, shkaku i sulmit ishte një keqkuptim në trafik. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS