Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme-Gostivar mbrëmë (18-mars) rreth orës 20.00, në rrugën ,,Goce Delçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria 50-vjeçarin A.T. nga Republika e Shqipërisë. Ai ishte raportuar më parë nga një 54-vjeçar nga Gostivari se i njëjti në dy raste më datë 14 dhe 15 të këtij muaji ishte afruar vajzës së tij të mitur dhe e kishte prekur nëpër trup. Shtetasi shqiptar është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrim dhe dokumentim të plotë të çështjes, pas së cilës kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse. TS