Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri informoi se nuk ka informacione rreth rastit me vrasjen e mjekut në Hekuranë. Pret që organet hetuese dhe Ministria e Punëve të Brendshme ta zbatojnë hetimin.

“Për fat të keq, nuk kam informacion. Shteti duhet ta zbatojë hetimin. Kjo varet nga organet hetuese dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Mua, thellë më vjen keq për jetën e humbur. Të gjithë duhet ta dënojmë atë akt. Ministria e Shëndetësisë e dënon atë akt”, tha Demiri në konferencën për media me rastin e Ditës Botërore për Luftë kundër Tuberkulozit.

Ministri thekson se që të ulen këto sulme të dhunshme ndaj punonjësve shëndetësorë është e nevojshme që të rriten masat e sigurisë.

“Nuk e di si tjetër do të mund të ulej ndikimi i sulmeve të tilla të dhunshme ndaj punonjësve shëndetësorë, përveç se në çdo institucion të rriten masat e sigurisë. Dhe të ngritet vetëdija e popullatës se punonjësit shëndetësorë janë miq të tyre, shërbyes të tyre.Kjo varet shumë nga vetëdija kolektive”, tha Demiri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume