Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, a njoftuar se ka përfunduar me sukses edhe operimin e tretë dhe se tashmë ndihet mirë.

“Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë”, ka shkruar Matoshi.

Njoftimi i plotë i saj:

Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna!

Me fitoren e tretë.

Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave.

Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste.

Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.

Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre.

Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë.

U zgjova ma në fund edhe prej një andrre të keqe.

Kur e pashë interesimin e përkrahjen e të gjithëve ju, u binda që kam ma ia dalë prapë.

Uroj të jetë sfida e fundit në lidhje me shëndetin.

Falenderoj Zotin që pranoi lutjet tona, e më drejtoi si gjithmonë tek doktorë profesionistë të cilët ma shpëtojnë jetën qe disa herë.

Falenderoj mikeshën time Sellma Dubova, një feministe e punëtore e pashoqe për krejt ata që e njohin.

Falenderoj dr. Hetem Ramadanin për krejt këshillat qysh me e mbrojt shëndetin e me ngritë imunitetin me disiplinën ditore.

Falenderoj zemrën tem, shoqen tem që këto ditë ka qëndru afër meje.

Vali përjetësisht të jam mirënjohëse.

Rina Zeka për krejt ato mesazhe t’omla e motivuese, t’du yll.

Gjunjëzohem para dashnisë tuaj t’pastër.

Ashtu qysh premtova, unë po kthehna.

Shihemi së shpejti…

Ju dua

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume