DragonFire, arma e re laserike e ushtrisë britanike – mund të godasë me saktësi monedhën 1 funtëshe nga një distancë prej një kilometri

Një video e deklasifikuar nga qeveria britanike, shfaq armën e re laserike të ushtrisë britanike.
Ishte ministria britanike e Mbrojtjes e cila “shfaqi fuqinë e armës laserike”, që mund të godet objektivin me shpejtësinë e dritës.
Grant Shapps, Sekretari britanik i Mbrojtjes tha se vendi i tij i ka kaluar disa vite duke zhvilluar armën e re të quajtur DragonFire, që është një armë e re laserike.
Në janar të këtij viti, ministria britanike e Mbrojtjes pati njoftuar se ka kryer me sukses testin e parë të armës laserike.
Rrezja e veprimit e DragonFire është sekret, ndërsa nga qeveria britanike kanë bërë të ditur se ajo mund të rrëzojë çfarëdo droni që gjendet në ajër.
Saktësia e armës është aq e madhe, sa që mund të godet monedhën 1 funtëshe nga një distancë prej rreth një kilometër.
E testet e armës së re janë kryer në veriperëndim të Skocisë, ku ushtria dhe marina e këtij vendi bashkuan forcat për të testuar teknologjinë e të ardhmes, kur bëhet fjalë për kapacitetet e mbrojtjes ajrore.
Watch the first ever video of the UK’s laser weapon DragonFire
Newly declassified footage shows the power of the laser to cut down targets at the speed of light. pic.twitter.com/q5BBAx3P1t
— Rt Hon Grant Shapps MP (@grantshapps) March 11, 2024