Dyshohet se ushtria izraelite ka arrestuar dhejtëra persona në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite dyshohet se ka arrestuar të paktën 25 palestinezë, duke përfshirë ish të burgosur dhe fëmijë në Bregun Perëndimor.
Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinez dhe Komisionit për Çështjet e të Burgosurve dhe ish-Paraburgosurve, kjo e çon numrin total të palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori në 7 mijë 530.
Sipas kësaj shoqate, bastisjet u përqendruan në Ramallah, Al-Bireh, Qalqilya, Salfit dhe Betlehem.