Lirim Gashi gjatë lidhjes direkte në emisionin Kosova Today – Klan Kosova

Aktori Enver Petrovci ka folur me përçmim për ish-udhëheqësit e UÇK-së, duke thënë se “pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësues e bodyguarda”, teksa ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti.

E analisti Lirim Gashi vlerëson se aktori për këtë deklaratë e ka pasur fjalën për Ramush Haradinaj, meqë siç u shpreh për emisionin Kosova Today, bodyguard në Zvicër ka punuar Haradinaj.

Megjithatë ai shtoi se Petrovci nuk i takon asnjë partie politike, është artist dhe se artistët shpesh flasin nga zemra e nga emocioni

“Unë nuk besoj që ka qenë diçka e planifikuar, dhe nuk besoj që ai e ka paraparë se çfarë orteku të reaksioneve do të shkaktohen”.

“Deklarimet e tij nuk qëndrojnë, sepse çdo person që ka lindur në këtë botë nuk qëndrojnë në tërësi, por ka diçka të vërtetë, d.m.th nuk mund t’i trajtojmë gjërat bardhë e zi. Besoj që është mirë që partitë politike më tepër të merren me çështjen se sa me personin Enver Petrovci”, deklaroi Gashi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume