“Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate me të drejta të plota dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është një partner shumë solid, dypalësh dhe në aleancat shumëpalëshe si NATO dhe OSBE”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Këtë e ka njoftuar Ambasada Amerikane në Shkup në faqen e saj në Facebook.

Escobar, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria ka udhëzuar Agjencinë e Kadastrës për regjistrimin e pronës së manastirit prej 24 hektarësh tokë, dhe më pas ka vizituar komunën e Pejës, ku ka takuar me kryetarin Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të sektorit civil dhe mediave, si dhe me të rinj nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak në atë komunë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com