Fondi investues klimatik aprovoi financimin e Planit investues të Maqedonisë së Veriut për tranzicion të përshpejtuar energjetik me vlerë 85 milionë euro

Fondi investues klimatik (FIK) aprovoi Planin investues të Maqedonisë së Veriut për tranzicion të përshpejtuar energjetik nga thëngjilli drejt energjisë së pastër në vlerë prej 85 milionë euro.
Me aprovimin e këtyre mjeteve nga FIK-ja sigurohen fondet e para për realizimin e Platformës investuese për tranzicion të drejtë të Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 3 miliardë euro që u lansua në COP 28 në Dubai, në fund të vitit të kaluar.
Ministria e Ekonomisë sot në Qeveri para përfaqësuesve të komitetit të Fondit Investues Klimatik, EBRD-së, Bankës Botërore, IFC-së dhe Bankës Zhvillimore e prezantoi Planin investues për tranzicion të përshpejtuar të thëngjillit të Maqedonisë së Veriut.
„Qeveria e Maqedonisë së Veriut e përgatiti Planin investues në bashkëpunim me EBOR-in, IFC-në dhe Bankën Botërore, të cilat i identifikuan fushat potenciale për investim dhe mbështetje për iniciimin e mbylljes së përshpejtuar dhe ridedikimin e elektrocentraleve dhe minierave të thëngjillit, si dhe rritje të alternativave për energji të pastër. Me këtë plan investues e tregojmë përkushtimin tonë të fortë që të udhëheqim kombin nëpër tranzicionin drejt energjisë më të pastër dhe emisioneve të zvogëluara të karbonit. Qëllimet kombëtare të Maqedonisë së Veriut janë ulja e emisioneve të gazrave serrë nga neto 82% deri në vitin 2030 година, krahasuar me nivelet e vitit 1990. Ky përkushtim thekson përkushtimin tonë ndaj parimeve të Marrëveshjes së Parisit dhe paraqet hap të rëndësishë, drejt së ardhmes më të qëndrueshme dhe më të vetëdijshme në aspektin ekologjik. Sektori energjetik, i cili ishte kontribues i rëndësishëm për emisionet e vendit tonë, u has në krye të transformimit dhe kërkon investime të konsiderueshme, të vlerësuara në përafërsisht 3 miliardë euro, si dhe planifikim i saktë në mënyrë që të mundësohet siguri energjetike. Kjo duhet të arrihet me përjashtimin e tërësishëm të karbonit para vitit 2030, synim ky që është në përputhje me rekomandimin e Aleancës për tranzicionin e thëngjillit drejt energjisë së pastër të vendeve anëtare të OECD-së. Në këtë synim, Maqedonia e Veriut vendosi partneritete me Bankat multilaterale për zhvillim dhe partnerët donatorë, me mbështetje teknike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim“, tha sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë Razmena Çekiq Duroviq.
Sip prezantoi Çekiq Duroviq, gjatë procesit të përgatitjes së Planit investues, Maqedonia e Veriut lansoi Platformën investuese për tranzicion të drejtë të energjisë të COP 28.
“Platforma investuese përfshin tranzicionin energjetik, duke përfshirë edhe sistemimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe forcimin e rrjetit, si dhe mbështetjen për masat për tranzicion të drejtë. Platforma është në përputhje me dokumentet kryesore strategjike të miratuara nga Qeveria, duke përfshirë edhe Kontributet e përcaktuara kombëtare dhe Strategjinë për zhvillim energjetik të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2040, veçanërisht në raport me anulimin gradual të kapaciteteve të elektrocentraleve të thëngjillit deri në vitin 2030. Kjo platformë do të bazohet në bashkëpunimin tonë të suksesshëm me Fondet Investuese Klimatike dhe do të shërbejë si mjet gjithëpërfshirës për investime, zhvillim të politikave dhe ndihmë teknike. Kjo do të lehtësojë tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të vendit drejt burimeve të energjisë me karbon të ulët në përputhje me qëllimet tona për klimën dhe zhvillimin. Vend qendror në këtë bashkëpunim është mbështetja për tranzicion të drejtë, duke theksuar përkushtimin ndaj tranzicionit që nuk është vetëm i shpagueshëm në aspektin ekonomik, por edhe i drejtë dhe inkluziv në aspektin social, si dhe inkorporim të mekanizmave për ballafaqim me dallimet potenciale sociale dhe ekonomike që rezultojnë nga tranzicioni“, tha sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë në prezantimin dhe potencoi se është parashikuar mbështetje për punëtorët dhe bashkësitë e prekura nga përjashtimi i thëngjillit, drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes zinxhirit të tërë të furnizimit, numri i të cilit tejkalon shifrën prej 5.000 njerëz, duke u mundësuar qasje në vendet e reja të punës të gjelbra të cilësisë së lartë dhe sigurimi i zgjidhjeve të lokalizuara janë një nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij procesi.
“Suksesi ynë në procesin do të jetë dëshmi dhe frymëzim se mund të ndërmarrim aksion ambicioz klimatik, njëherë duke rritur sigurinë tonë energjetike, krijimin e vendeve të punës dhe shfrytëzimin e mundësive të reja për investime, me mbështetjen e ekonomive të zhvilluara. Zbatimi i suksesshëm i Planit investues ACT mund të bëhet shembull ilustrativ për qasjen e koordinuar për përshpejtimin e tranzicionit të drejtë të thëngjillit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë“, tha Çekiq Duroviq.
Financimi i CIF të Maqedonisë së Veriut është pjesë e programit investues për tranzicion të përshpejtuar të thëngjillit prej 2,2 miliardë dollarësh amerikanë, i pari i këtij lloji të platformës multilaterale që mbështetë tranzicionin nga karburantet fosile dhe drejt energjisë së pastër me financa koncesionare.
Me këtë plan, Maqedonia e Veriut shpreson se do të krijojë ekonomi të qëndrueshme dhe inkluzive dhe duhet të kursej mbi 13 milionë tonë emisione të CO2 deri në vitin 2038.
Deri në vitin 2030, Qeveria planifikon të përshpejtohë mbylljen e prodhimit aktual të 824 MW energji elektrike nga thëngjilli në “Bitolla” dhe “Osllomej”. Sipërfaqet e minierës për thëngjill me sipërfaqe të përgjithshme prej 2.707 ha do të rikultivohen ose pyllëzohen. Financimi i CIF-it po ashtu, pritet të mundësojë 400 MW kapacitet plotësues të instaluar për energji të ripërtërishme dhe 100 MW magazinim të energjisë në mënyrë që të mundësohet siguri energjetike.
Me këto mjete vendi do të investojë në kapital njerëzor, duke promovuar zhvillimin e shkaththësive dhe qasjes deri te mjetet alternative për jetë në mënyrë që të sigurohet tranzicion i drejtë për mijëra shfrytëzues.