Policia në Indi ka arrestuar dy persona pasi disa studentë të huaj u sulmuan në një hotel teksa ishin duke falur në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Zyrtarët thonë se një debat i ashpër rreth vendndodhjes së lutjeve çoi në sulmin fizik në Universitetin Gujarat në Indinë perëndimore të shtunën.
Burime policore thanë se pesë studentë janë trajtuar për lëndime.
Ministria e Jashtme e Indisë tha se qeveria e Gujarat po ndërmerrte “veprim të rreptë” kundër autorëve.
Tre nga studentët e plagosur kanë dalë nga spitali, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje stabile, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.