Përçarjet brenda ASH-së ndanë edhe disa miq të përhershëm. Pas ikjes së Arben Taravarit në bllokun opozitar ku është krijuar VLEN-ni sot ish shokët e tij janë parë në ASH-në e Ziadin Selës.

Nga ana tjetër, ASH-ja e Ziadin Selës sot mban kuvendin ku pritet të bëj publike vendimin e kuvendit për bashkëpunim me BDI-në duke u reshtuar në Frontin Evropian.

Ndryshe siç ka mësuar portali TS, Ziadin Sela do të ketë katër deputet të sigurtë në listën e Frontint Evropian.

Nëse sot Kuvendi miraton kërkesën e Ziadin Selës, nesër pritet që të nënshkruhet mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume