Shoqata e të Burgosurve palestinez ka bërë të ditur se të paktën 35 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në të gjithë Bregun Perëndimor gjatë bastisjeve të sotme.
Në njoftimin e kësaj shoqate thuhet se në mesin e të arrestuarve është Raëda Abu Ajmiyeh, një ish-i burgosur palestinez i cili u lirua në nëntor, në marrëveshjen e shkëmbimit midis Izraelit dhe Hamasit.
Ndërkaq, bëhet e ditur se të paktën 13 nga 240 palestinezët e liruar në nëntor janë arrestuar përsëri, me 11 prej tyre të mbetur në paraburgim izraelit.
Shoqata tutje bëri të dirue se shumica e arrestimeve u kryen në lagjen e pushtuar të Jerusalemit Lindor, Al-Issaëiya.