Krerët e Koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Afrim Gashi e Bekim Qoku sot bashkë me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Esnafin, vizituan Çarshinë e vjetër të Shkupit.

Ata hasën në mikpritje të ngrohtë nga vizitorët që takuan dhe zejtarët e Çarshisë.

“Sot me nikoqirin Visarin dhe Esnafin e Çarshisë, bashkërisht me Arbenin, Bilallin, Afrimin e Bekimin, shëtitëm rrugëve të Çarshisë së vjetër të Shkupit. Takuam shumë mjeshtër e esnafë e folëm për histori e vlera pafund të këtij margaritari tonë të çmuar”, ka shkruar Mexhiti në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume