Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar fillimin e demonstratave të vitit 1981, duke thënë se ato  e nxorrën parullën popullore “Kosova Republikë”, që për vite do të vazhdonte të shkruhej edhe si shkurtesë “KR”, nëpër mure e rrugë.

Përmes një postimi në Facebook, ai tutje ka shkruar se shumë nga aktivistët dhe të burgosurit e demonstratave të vitit 1981, do të angazhoheshin edhe në lëvizjen për çlirimin e Kosovës në dekadën pasuese, që kulmoi me çlirimin e Kosovës nga Serbia në qershor të vitit 1999.

Bashkë më postimin, Kurti ka publikuar edhe disa fotografi të studentëve.