Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ka njoftuar se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën Qendrore të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në një komunikatë për media thuhet se është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët.

“Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit t Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim më 20 mars.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit.

Ndryshe, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht i kishte kërkuar Kosovës që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume