Katërvjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, bën bashkë tre ish-Kryeministra të vendit nga radhët e LSDM-së por edhe ish-Ministren e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska.

Kryeparlamentari Jovan Mitreski përmes rrjeteve sociale ka publikuar fotografi ku shihet të jetë i shoqëruar nga ish-Kryeministrat Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski dhe Oliver Spasovski.

Ai shkruan se, katër vite pas anëtarësimit në NATO është dëshmuar se janë miratuar vendime të mençura dhe të guximshme për sigurinë e vendit.

“Me tre ish-Kryeministra dh eish-Ministren e Mbrojtjes, e cila valëviti flamurin tonë në selinë e NATO-s, por edhe me ish-deputetë, ambasadorë, bartës të funksioneve të larta shtetërore, biseduam për kontributin veç e veç për këtë process dhe për rrugëtimin që sot të kemi shtet të sigurtë në kushte të agresionit ushtarak jo larg nesh” – ka shkruar Mitreski në Facebook.

Ky takim vjen pas fundjavës së bujshme kur LSDM – ja në Kongres bëri publike bërtësit e listave të kandidatëve për deputet në gjashtë njësitë zgjedhore. Një ndër surprizat më të mëdha në këtë listë ishte edhe emri i ish-Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, si bartës në njësinë e katërt zgjedhore. Filipçe njihet si I afërt me ish-Kryeministrin Zaev.

Ndryshe, dy Kryeministrat Kovaçevski dhe Zaev janë takuar edhe gjatë janarit të këtij viti kur bashkë me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kishin diskutuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare por edhe për frontin evropian

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume