Netanyahu hedh poshtë mundësitë për armëpushim në Gaza
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë shanset për armëpushim në Gaza, pasi Hamasi dha atë që po thirret “vizion gjithëpërfshirës” për ndërmjetësuesit.
Zyra e tij ka thënë se Hamasi është ende “duke pasur kërkesa joreale”, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Hamasi dëshiron një fund të përhershëm të luftës dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza.
Të enjten mbrëma ministria e Shëndetësisë e Hamasit ka thënë të jenë vrarë 20 veta derisa kanë qenë duke pritur për ndihmë. Izraeli mohon përfshirjen dhe ka akuzuar palestinezët e armatosur për të shtëna në drejtim të turmës.