Një koktej molotov është hedhur sot në një qendër votimi në Shën Petersburg, në ditën e parë të votimit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi, njoftoi faqja lokale e lajmeve Fontanka për Reuters.

Një banore e qytetit të Kogalimit në lagjen Jugra ka tentuar t’i vërë flakën një kutie votimi, po në një nga qendrat e votimit, por fletët e votimit dhe pajisjet nuk janë dëmtuar, njofton Komisioni Lokal i Zgjedhjeve.

“Në qytetin Kogalym, në qendrën e votimit numër 484, është bërë një përpjekje e pasuksesshme për t’i vënë flakën një kutie të palëvizshme votimi me një koktej molotov”, thuhet në raport, transmeton RIA Novosti.

Gruaja që tentoi të ndezë zjarrin është arrestuar.

Më herët, Reuters raportoi se një grua e re hodhi bojë jeshile në një kuti votimi në Moskë dhe u arrestua.

Sipas ligjit rus, pengimi i procesit të votimit dënohet deri në pesë vjet burg