Një person është dërguar dje pa shenja jete në emergjencën e Lipjanit.

Policia ka bërë të ditur se nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

Rasti nga policia është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume