Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në shumë raste ka dëshmuar se nuk bën asnjë hap politik e diplomatik e që mund të jetë në kundërshtim me interesin e Republikës së Kosovës.

“Nëse dikush më dëshmon se me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja unë po them publikisht Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës”, pati deklaruar ministri Osmani në një media të Shqipërisë.

Të njëjtën ministri Osmani e ka përsëritur edhe në disa paraqitje tjera për media vendase dhe kosovare,

“Ne nuk do jemi pjesë e cilësdo platformë që do ta dëmtonte interesin e Republikës së Kosovës dhe cilitdo shtet me te cilin ne kemi miqësi dhe partneritet, mirëpo vendimet janë të Kosovës”, ka qenë decid Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume