Në Sllovaki është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në qytetin Liptovsky Mikula për shkak të një ariu që sulmoi dhe plagosi rëndë 5 persona, mes tyre një fëmijë. Ky nuk është rasti i parë në vend pasi pak ditë më parë një grua 31-vjeçe u gjet e vdekur, në dyshimet se është sulmuar nga i njëjti ari.

Gjuetarët po krehin qytetin dhe zonat përreth për të gjetur kafshën, falë përdorimit të një droni.

Video ku ariu del në qytet mund ta ndiqni më poshtë:

Zëdhënësja e qytetit tha se një ari kishte sulmuar pesë persona në qendër të qytetit përpara se të tërhiqej në pyll. Mes viktimave të përfshira, të cilët kanë pësuar gërvishtje, ka pasur edhe një fëmijë 10-vjeçar dhe një burrë 72-vjeçar. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve që të mos hyjnë në pyll, veçanërisht në mbrëmje dhe herët në mëngjes, pasi ariu është i rrezikshëm.