Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev thotë se në periudhën prej vitit 2017, deri në vitin 2023, në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar lëndë narkotike në vlerë të 426 milionë eurove. Sipas njoftimit të MPB-së, në tre raste janë asgjësuar 12 tonë drogë.

Nga brifingu që kishte me njësitë përkatëse të policisë, u konstatua se për periudhën nga data 14.09.2020, deri më 29.02.2024:

“Janë kryer gjithsej 1.640 bastisje të banesave, objekteve dhe hapësirave ndihmëse, 1.781 kontrolle të personave/veturave dhe 22 kontrolle në terren, si dhe janë privuar nga liria 5.815 personave për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale nga neni 215 i Kodit Penal. Në këtë mënyrë u shkatërruan 19 grupe kriminale, u ndërprenë 29 transporte ndërkombëtare të marihuanës, nga dy për heroinë dhe kokainë dhe një për hashash. Janë dorëzuar gjithsej 1566 kallëzime penale lidhur me trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike, të kryera nga 1807 autorë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume