Policia arreston për sulm fizik 39 vjeçarin nga Tetova
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-mars) rreth orës 13:20 në rrugën “Radovan Conic” në Tetovë kanë arrestuar 39-vjeçarin F.I. nga Tetova, i cili ishte raportuar dhjetë minuta më parë nga 67-vjeçari Xh.F. nga Tetova, se ai e kishte sulmuar fizikisht përpara objektit të tij tregtar në këtë rrugë. Pas zbardhjes së plotë të rastit kundër F.I. do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS