Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një burrë 54-vjeçar ka vdekur në rrugën “Isa Boletini”, në lagjen Dardania.

Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i Vdekjes”.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se viktima dyshohet se ka rënë në ashensor.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume