Një burrë nga Koreja e Jugut është arrestuar në Rusi nën dyshimin për spiunazh, raportojnë mediat lokale.
Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë konfirmuar arrestimin dhe thonë se diplomatët e saj janë angazhuar në bisedime për kthimin e tij.
Baek Ëon-soon u arrestua në qytetin e largët lindor të Vladivostok “në fillim të vitit”, njoftoi agjencia shtetërore Tass, dhe tani ndodhet në një burg në Moskë.
Ai besohet të jetë koreano-jugori i parë i arrestuar në Rusi në dekada me akuza për spiunazh.
Dihet pak për rastin e tij, me Ministrinë e Jashtme të Koresë së Jugut që tha se “detajet” ishin nën hetim dhe “është e vështirë të komentohet”. Përfaqësuesit e saj po përpiqeshin të siguronin mbështetje konsullore.
Por media shtetërore ruse Tass citoi një zyrtar të paidentifikuar në raportin e tyre duke thënë se zoti Baek dyshohet se u kishte transmetuar informacione “që përbëjnë sekrete shtetërore shërbimeve të huaja të inteligjencës”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv