Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, para mbledhjes së Kuvendit Qendror që po zhvillohet sot në Shkup, ka komentuar deklaratën e Liderit të kësaj partie – Arben Taravarit, i cili ditë më parë tha se nëse “Sela dëshiron të shkojë vetë në zgjedhje, le t’i sjell listat, unë i nënshkruaj”

Sela tha se Taravari tashmë nuk e zotëron pozicionin si më parë, që të caktojë hapat e Aleancës për Shqiptarët, duke hedhur poshtë ofertën e dhënë.

“Zotëri Taravari nuk është në pozicion që t’i caktojë hapat politik të Aleancës për Shqiptarët. Ka qenë dikur në këto pozicione, por u soll në mënyrë goxha të pashpjegueshme dhe të pakuptueshme”, tha Sela

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume